KKSH, shkollave: Përgatituni për provime, parandaloni kopjimin
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me ftesë të kryetarit Jonuz Musliu, u mbajt mbledhje e përbashkët me të gjithë drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe.Temë diskutimi gjatë takimit, sipas kumtesës së KKSH-së, ishte informimi rreth rrjedhave të arsmit në Luginën e Preshevës e në veçanti parapërgatitjet për organizimin e provimeve provuese përfundimtare.
“Pasi drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe paraqitën problemet dhe sfidat me të cilat po përballen shkollat, kryetari Musliu i njoftoi për takimet që kishte me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës për zgjidhjen e problemit të teksteve për shkolla fillore, të mesme dhe atyre të shkollimit të lartë”, thuhet në kumtesën e lëshuar sot, për takimin i cili u mbajt dje, të enjten, transmeton Titulli.com.
KKSH thekson se në fund është nxjerrë një konkluzion i përbashkët për standarde të njëjta të organizimit dhe mbajtjes së provimeve provuese përfundimtare dhe ndërmarrjen e masave rreth parandalimit të dukurive shëmtuese si kopjimi, me qëllim të inkurajimit të vlerave reale me rezultate reale. /Titulli.com/