KKSH-ja kërkon regjistrimin e popullësisë në Luginë, ishte bojkotuar në vitin 2011
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafa, ka marrë pjesë ditë më parë në mbledhjen urgjente të Koordinimit Këshillave Nacionale në Serbi të mbajtur në distancë.
"Bashkëbiseduam dhe përcaktuam unanimisht përfaqësuesen e Koordinimit Këshillave Nacionale - Jasmina Curiq, kryetare e Këshillit Kombëtar Boshnjak - në raportin me Entin e Statistikave të Serbisë si institucioni që do realizojë regjistrimin e popullsisë paraparë për në muajin prill e që është shtyrë për në tetor", është shprehur Mustafa.
Gjithashtu u morë vendim të propozohet që “Fondi për pakica” të menaxhuar nga Ministria për Drejtat e Njeriut, Minoriteteve dhe Dialog të orientohet për fushën e arsimimit.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kan bojkotuar regjistrimin e popullsisë në Serbi në vitin 2011për shumë arsye, e një nga to ishte edhe përpilimi i listave të shkruara vetëm në gjuhën serbe dhe më alfabetin cirilik.
Vendimi për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë nga shqiptaret kishte ardhur nga Kuvendi i këshilltarve shqiptarë, organi i vetëm që bashkon shumë parti në komunat me shumicë shqiptare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ugina-presheves.jpg): failed to open stream: No such file or directory