KFOR-i njofton për patrullat e sigurisë e ushtrisë turke në kufi me Serbinë
Ushtarët e kontigjentit turk që shërbejnë në kuadër të KFOR-it sot kanë realizuar një kontroll të sigurisë përgjatë vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët e misionit të NATO-s kryejnë patrullime gjatë ditës dhe natës përgjatë vijës kufitare.
“Ushtarët turq të dislokuar në Kosovë si pjesë e KFOR-it kryejnë një patrullë sigurie përgjatë vijës kufitare administrative. Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ditore gjatë ditës dhe natës përgjatë vijës administrative. KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, ka njoftuar KFOR-i.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/fori-kufi.jpg): failed to open stream: No such file or directory