Lokale
Këshilli i BIPBM-së në Preshevë me zyrë për shërbime besimtarëve islam
Formimi i Këshillave të përkohshëm të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), ka freskuar organizimin fetar në këtë rajon.
[caption id="attachment_110918" align="alignleft" width="231"] Granit ef. Kamberi[/caption]
Kryetar i KBI-së për Preshevë prof. Granit Kamberi është duke i bërë përgatitjet e fundit për hapjen e zyrës për veprim e cila do të jetë e hapur për të gjithë ata, të cilët shprehin vullnet për përparimin dhe afirmimin e vlerave fetare në këtë komunë dhe më gjerë.
Iniciativën e Këshillit të përkohshëm të BIPBM-së për Preshevë, e ka përshëndetur edhe selia e këtij institucioni të lartë fetar në Bujanoc, duke shprehur gatishmëri në ofrimin e ndihmave, qoftë në aspektin material, qoftë në aspektin institucional.
Hapja e zyrës, është një hap pozitiv në institucionalizmin e profesionalizimin e jetës fetare në këtë komunë dhe një urë bashkimi e bashkëpunimi me qendrën e BIPBM-së si dhe me institucionet komunale në Preshevë, njofton Shërbimi Informativ i KBI-së në Preshevë.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!