Lokale
KDNJ në Muçibabë të Preshevës: “Hashim Baba me 40 hajduka” (foto & video)
Aktivistët për të drejtat e njeriut të Luginës sot ndërmorën një aksion simbolik kundrejt autoriteteve të Republikës së Kosovës në pikëkalimin e Muçibabës.
Ata në numër të konsiderueshëm vendosën pankartat “Rahim Corleone”, “Hashim Baba me 40 hajduka”, “Pacollohajnia” , “Thaçi – Daçiqi”, deri sa motoja drejtuar autoriteteve kosovare ishte “amo na kini nimuuuu ! “ .
I gjithë ky aktivitet si pasoj e mos përmbushjes së premtimit se Qeveria e Kosovës do të zvogëloj taksën, gjë e cila sipas tyre po bën politikë me qytetarët shqiptar të Luginës.
Valon Arifi- aktivist i KDNJ-së në deklaratën për media theksoi se “ky aksion ishte si rrjedhojë e të ashtuquajturës zvogëlim i taksës së sigurisë nga ana e autoriteteve të Kosovës, njëherit ky akt kombëtar i qeverisë së Hashimit, është tradhti ndaj qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës. Deri sa neve sot na diskriminon qeveria e Daçiqit, ne diskriminohemi edhe nga qeveria e Kosovës”, tha Arifi i cili më tej shtoi se aksione të tilla edhe më masovike do të ndërmerren edhe gjatë ditëve në vijim, deri kur kjo taksë të do largohet krejtësisht!
Qeveria e Kosovës në shenjë reciprociteti me Serbinë, ka vendosur tarifat kufitare për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë – Beograd në Bruksel.
60 euro ishte pagesa minimale që një person ka paguar sigurim nëse hyn me makinë nga Serbia në Kosovë, e cila ka pas vleftë vetëm për 2 javë qëndrim, kurse tani me zbritje qytetarët e Luginës do të paguajnë 20 euro sigurim për makinë, për një javë qëndrim./Titulli.com/
http://youtu.be/uoBW5jxU_v8
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!