Kamenica nisë punët për hapjen e kufirit me Medvegjën (Foto)
Komuna e Kamenicës dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur takim për bashkërëndimin e aktiviteteve, rreth ndërtimit dhe vënies në funksion të pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës.
Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, së bashku zyrtarë të tjerë komunal të hënën kanë pritur në takim Nënkolonel Mentor Shabani nga Departamenti i Policisë Kufitare, divizioni për Menaxhimin e Integruar te kufirit, i cili së bashku me një grup ekspertësh, arkitekt, inxhinier dhe ekspertë të teknologjisë informative kanë vizituar Kamenicën për të filluar punët në projektin e hapjes së pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës që lidhet me Medvegjën.
Nënkryetari Fatmir Matoshi u ka prezantuar një kronologji të angazhimeve të Komunës së Kamenicës për hapjen e këtij pikëkalimi dhe e ka vlerësuar marrveshjen për të si të rëndësisë së veqantë për komunën, raporton 2lonline.com.
Nënkolonel Mentor Shabani, ka thënë se është i rëndësishëm bashkëpunimi i Policisë me komunën për faktin se kërkesa është adresuar nga komuna. Në këtë drejtim ai ka kërkuar mbështetje nga sektori i kadastrit, gjeodezisë dhe pronësisë si dhe ka kërkaur që komuna të marrë në konsideratë ta mbështes në anën e logjistikës këtë pikëkalim kufitar duke mundësuar sigurimin e ujit, rrymës ose gjëra të tjera.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që punët rreth ndërtimit të pikës kufitare të kryhen në një afat shumë të shpejtë, ka thënë nënkolonel Mentor Shabani.
Nënkryetari Matoshi së bashku me zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunës së Kamenicës e kanë vizituar Kapinë ku kanë filluar matjet e terenit për ndërtimin e objketit kufitar. /Titulli.com/