Kamberi: Viti 2017 i suksesshëm për komunën e Bujanocit, projekte të reja na presin (video)
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë një bisede për Titulli.com paraqiti të arriturat dhe sukseset e vitit 2017 si dhe planet e qeverisjes lokale që drejton ai edhe për vitin 2018.“Ka qenë një vit i suksesshëm ku për here të parë komuna e Bujanocit ka arritur të realizoj buxhetin e paraparë deri më sot deri në 102% gjë kjo që shumë rrallë ndodh jo vetëm në komunën tone por edhe në komunat tjera”, tha mes tjerash Kamberi.
Sipas Kamberit të gjitha projektet e infrastrukturës të cilat janë paraparë për vitin 2017 janë realizuar me sukses përveç dy projekteve të cilat janë në fazën e ankesës së shkallës dytë në komisionin e ofertuesit në Beograd dhe shtyhen të realizohen për vitin 2018.
Ai tha se do të ketë një shërbim miqësor dhe sa më efikas nga ana e administratës komunale për qytetarët e komunës së Bujanocit me përkrahje maksimale brenda mundësive dhe kapaciteteve që i posedon komuna.
Për më tepër shikoni intervistën e realizuar në Facebook /Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/shaip-kamberi%20(2).jpg): failed to open stream: No such file or directory