Kamberi: Ofertat për rrugën Nesalcë-Letovicë më 8 tetor, pastaj asfaltimi
Lokale

Kamberi: Ofertat për rrugën Nesalcë-Letovicë më 8 tetor, pastaj asfaltimi

20.Sep.2018 08:04
0

Gjatë diskutimeve në seancën e kuvendit komunal të komunës së Bujanocit përveç tjerash është shtjelluar edhe asfaltimi i rrugës Nesalcë-Letovicë.

Këshilltari lokal, Hajredin Hyda nga grupi Partisë Demokratike bëri pytje se kur do të përfundohen punimet në rrugën Nesalc-Letovicë pasi që të gjitha afatet e parapara janë tejkaluar tashmë, shkruan Titulli.com.

“Kam pyetje nga qytetarët e vendbanimeve Nesalcë dhe Letovicë se kur do të përfundojnë punimet në rrugën që lidh këto vendbanime pasi që të gjitha afatet e proklamuara nga ana juaj kanë kaluar” u shpreh Hyda transmeton titulli.com.

Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se për këtë rrugë ende nuk janë hapur ofertat tenderuese pasi që ka ndryshim në projektimin e kësaj rruge.

“ Ofertat tenderuese për këtë rrugë do të hapen më 8 tetor dhe pastaj do të filloj asfaltimi i kësaj rruge” theksoi Kamberi.

Punimet e rrugës Nesalcë-Letovicë kanë filluar më 19 prill 2019 kurse ishte planifikuar që të përfundojnë në afat prej 30 ditëve dhe ky projekti ka vlerën prej 10,371.000 dinarë të financuar nga buxheti komunal./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration