Kamberi në Prishtinë: Lugina e Preshevës të jetë e përfaqësuar në bisedimet Kosovë - Sërbi (video)
Lokale

Kamberi në Prishtinë: Lugina e Preshevës të jetë e përfaqësuar në bisedimet Kosovë - Sërbi (video)

05.Apr.2018 19:43
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë diskutimit të tij në konferencën "Skenarët e "˜Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", të organizuar në Prishtine foli për pjesëmarrjen e Luginës në këtë proces.

"Lugina e Preshevës të jetë e përfaqësuar në mënyrë përmbajtësore në bisedimet Kosovë - Sërbi, reciprociteti i patjetërsueshëm", tha mes tjerash Kamberi.

Presidenti Hashim Thaçi, pas 7 vjetësh dialog me Serbinë, në këtë konferencë tha se ka ardhur koha për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme.

Përveç njohjes nga Serbia, kjo marrëveshje, sipas Thaçit, do të duhej të sillte edhe njohjen e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të BE-së dhe përshpejtimin e rrugës integruese drejt BE-së.

Se viti 2018 është viti kur duhet arritur progres në dialog, e ka thënë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, derisa ka përmendur se edhe formati aktual ka sjellë rezultate.

Por kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur zhgënjimin e tij me ecurinë e dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja, madje ka thënë se vazhdimi i një gjendjeje të tillë mund edhe të ricikloj kriza në Ballkan.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar të bëhet një bilanc i arritjeve të deritashme të dialogut, si dhe qartësim të synimeve nga dialogu, pasi sipas tij, dihet qartë se Serbia kërkon bosnjëzimin e Kosovës.

Bujanocasit bëhen bashkë në Zvicërr, formojnë "Asociacionin qytetar të Bujanocit"
Ligji i Serbisë lë pa dokumente personale qytetarët e Luginës të zhvendosur në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration