Kamberi nga Washingtoni: Shpresojmë të kemi një tjetër perspektivë në Luginë
Lokale

Kamberi nga Washingtoni: Shpresojmë të kemi një tjetër perspektivë në Luginë

01.Mar.2023 09:13
0

Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, tha se gjatë vizitës në Washington, së bashku me përfaqësues tjerë nga Lugina ka takuar senatorë amerikanë të cilët siç ka thënë Kamberi i ka njoftuar me të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Është kjo ngjarje historike, meqë për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës po mbahet Briefing e inicuar nga Komiteti për Politikë të Jashtme enkas për çështjen shqiptare, është shprehur Kamberi.

Sot në institucionet publike në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, shqiptarët janë tërësisht të shpërfillur, dhe përqindja e komuniteteve në këto institucione janë në disbalanc me përqindjen e komuniteteve që jetojnë në këtë rajon ka thënë ai.

“Kërkuam nga senatorët që çështja e shqiptarëve të jetë në agjendën e politikës së jashtme të ShBA-ve dhe pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë mes tjerash Kamberi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/574587E-96E3-46C7-8E22-83C5B6D433FE.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Mustafa nga SHBA: Po ripërsëritet kërkesa e Ribashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovës?
Arifi kritikon Kurtin: S’ka reciprocitet siç premtoi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration