Kamberi në parlamentin e Serbisë foli rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi (video)
Deputeti popullor në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur në seancën e fudnit të këtij isntitucioni në Beograd.
"Që në fillim theksoj se nuk do të votoj për Raportin e paraqitur rreth Kosovës, por për hirë të perspektivës evropiane të Kosovës dhe Serbisë, përkrahi çdo iniciativë për marrëveshje me Kosovën sa më parë. Megjithatë, Ju do të duhej të bindni përkrahësit dhe simpatizuesit tuaj, partnerët e koalicionit dhe opinion e gjerë në këtë shtet, që e keni me të drejtë kur thoni se Serbia do duhej të pranonte propozimin e marrëveshjes për Kosovën. Natyrisht se nuk do të jetë e lehtë, sidomos përshkak të disponimit antishqiptar dhe narrativës negative rreth Kosovës e cila është pasojë e retorikës armiqësore të ndërtuar ndër vite", tha mes tjerash Kamberi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-16.jpg): failed to open stream: No such file or directory