Kamberi: Diskutuam trajtimin reciprok të pakicave dhe kërkesave të shqiptarëve të Luginës
Delagcioni nga Bujanoci e Presheva kanë realizuar një takim në Washington DC me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.
Postimi në Facebook nga Shaip Kamberi, pjesë e delegacionit:
Në takim me të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-escobar.jpg): failed to open stream: No such file or directory