Kafeja mund të parandalojë shqetësimet kronike në mëlçi
Sipas një zbulimi të fundit nga Universiteti i Southampton në Angli konsumimi i çdo lloj kafeje mund të parandalojë çrregullimet kronike të mëlçisë.
Studiuesit nga Universiteti i Southampton në Angli kanë bërë një studim për të parë nëse kafeja zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike të mëlçisë.
Në kuadër të studimit u analizuan të dhënat e 494 mijë e 585 pjesëmarrësve.
Theksohet se pjesëmarrësit ishin midis moshës 40 dhe 69 vjeç, 384 mijë e 818 prej tyre ishin konsumues të kafesë, kurse 109 mijë e 767 nuk e konsumonin kafenë.
Çrregullimet e mëlçisë të pjesëmarrësve në studim u ndoqën për 11 vjet.
Si rezultat i analizës u përcaktua se njerëzit që konsumojnë kafe janë 20 për qind më pak të rrezikuar që të shfaqin sëmundje kronike të mëlçisë dhe sëmundjeve që lidhen me dhjamosjen e mëlçisë në krahasim me ata që nuk konsumojnë kafe.
Pretendohet gjithashtu se rreziku i vdekjes për shkak të sëmundjeve të mëlçisë tek njerëzit që konsumojnë kafe është 49 për qind më i ulët sesa ata që nuk e konsumojnë kafenë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/afeja-turke.jpg): failed to open stream: No such file or directory