Kadri Veseli telefonon në Luginë  për gjendjen e koronavirusit
Lokale

Kadri Veseli telefonon në Luginë për gjendjen e koronavirusit

13.Apr.2020 20:05
0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot biseda telefonike me kolegë politik shqiptarë që janë bartës institucionesh në Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, për t’u interesuar lidhur me gjendjen e bashkëkombësve në kushtet e pandemisë së koronavirusit. 

Veseli ka theksuar se gjendja në Luginën e Preshevës është veçanërisht e rëndë dhe shqiptarët atje janë të lënë tërësisht anash prej autoriteteve qendrore të Beogradit, njofton Klan Kosova.

“Ajo që e bën akoma më dramatike gjendjen e tyre është fakti që dhjetëra mijëra shqiptarë atje, shërbimet shëndetësore mund t’i marrin vetëm nga një spital, ai i Vranjës, i cili është tashmë i tejngarkuar. Lugina e Preshevës ka nevojë sot, më shumë se kurrë për solidaritetin tonë dhe për ndihmën e shteti të Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Sot zhvillova disa biseda telefonike me kolegë liderë shqiptarë që janë bartës institucionesh në Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, për t’u interesuar lidhur me gjendjen e bashkëkombësve tanë në kushtet e pandemisë së koronavirusit. Bisedova me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën i cili më tregoi për masat e rrepta që janë marrë dhe efektin e tyre.

Në bisedën që bëra me zv.Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, u njoftova edhe për gjendjen e shqiptarëve atje dhe pakon gjithëpërfshirëse ekonomike që ata kanë miratuar për të shpëtuar ekonominë nga pasojat e kësaj situate emergjente. Bisedova edhe me Genci Nimanbegun që është nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi prej të cilit mësova se gjendja në këtë shtet është duke u menaxhuar relativisht mirë dhe se shqetësimi kryesor i shqiptarëve të atjeshëm është rrezikimi i sezonit të ardhshëm turistik prej pandemisë.

Së fundmi fola edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafën si dhe me kryetar e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin. Gjendja në Luginën e Preshevës është veçanërisht e rëndë dhe bashkëkombësit tanë atje janë të lënë tërësisht anash prej autoriteteve qendrore të Beogradit. Ajo që e bën akoma më dramatike gjendjen e tyre është fakti që dhjetëra mijëra shqiptarë atje, shërbimet shëndetësore mund t’i marrin vetëm nga një spital, ai i Vranjës, i cili është tashmë i tejngarkuar. Lugina e Preshevës ka nevojë sot, më shumë se kurrë për solidaritetin tonë dhe për ndihmën e shteti të Kosovës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/adri-veseli-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Serbia, në listën e vendeve me masat më të rrepta në botë në luftën kundër koronavirusit
Vështrim: Pse vetëm ripërcaktimi i kufijve e përfundon konfliktin Kosovë -Serbi?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration