“Juvenilia” i Ndre Mjedës në Bibliotekën Kombëtare të Vjenës
“Juvenilia” është një përmbledhje me poezitë, poemat dhe përkthimet e Dom Ndre Mjedës, botuar për herë të parë në Vienë më 1917.
Vëllimi “Juvenilia” është një përmbledhje e poezive të Mjedës, nisur që me poezinë “Vaji i bylbylit” shkruar më 1886 në Porto-Ré, kur ishte 20 vjeç.
Sipas Elsie ndoshta nuk është rastësi që titulli i kësaj vepre të Mjedës është po ai i vëllimit poetik të Karduçit “Iuvenilia”. “Juvenilia” e Mjedës përfshin jo vetëm poezi origjinale, por edhe përshtatje nga poezia e huaj: Vaji i dallëndyshes nga Grosi, Vllavrasi nga Kaparoco, Të vorruemit Sir John Moore nga Vulf dhe Mbreti Tules nga Gëte.
Më 1964 poezitë e Mjedës u ribotuan në vëllimin “Juvenilia dhe vepra të tjera”, të mbledhura dhe të redaktuara nga Mark Gurakuqi.
Më 1988 u ribotua vepra “Ndre Mjeda – vepra letrare” në dy vëllime, të mbledhura, me parathënie, komente e shënime nga Rinush Idrizi.
U ribotua më 1999 nga shtëpia botuese “Dituria” një klon i përmbledhjes së Gurakuqit me titullin “Juvelinia dhe vjersha të tjera”, në të cilin përgatitësi Petrit Ymeri ndryshe nga përkujdesësi Gurakuqi, quan që në titull vjersha poemthat Lissus, Lirija e Scodra.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/): failed to open stream: No such file or directory