Ish shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Roberto Montella emërohet sekretar i përgjithshëm i AP të OSBE-së
Shefi i parë i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, diplomati italian Roberto Montella, është emëruar sekretar i përgjithshëm i Asamplesë Parlamentare të OSBE-së, me seli në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë.“Unë kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës në përpjekje për të ndërtuar ura ndërmjet dy palëve të konfliktit në Evropën juglindore. Konsideroj se krijimi i harmonisë dhe ndërmjetësimi në dialog do të jetë prioritet në punën time”, ka thënë Montella.
Montella është i njohur për opinionin në Luginën e Preshevës pasi ka dhënë një kontribut të veçantë në dy projekte të rëndësishme për shqiptarët e këtij rajoni pas përfundimit të konfliktit.
Bëhet fjalë për zgjedhjet e para demokratike në komunën e Bujanocit në vitin 2002 kur shqiptarët për herë të parë morën pushtetin lokal dhe për projektin e policisë multietnike.
Roberto Montella pas Bujanocit, ka ka punuar gjatë viteve 2001 – 2003, ishte transferuar në misionin e OSBE-së në Beograd, ndërsa në vitet e fundit ishte në Vjenë si drejtor ekzekutiv në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.
Ai gjithashtu ka punuar në misionet e OSBE-së në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë./Titulli.com/