Interneti satelitor i Starlink ndërpritet nga stuhia diellore
Starlink, filiali i internetit satelitor të kompanisë SpaceX të Elon Musk, paralajmëroi ditën e Shtunë se shërbimi i internetit mund të degradonte ndërsa Toka u godit nga stuhia më e madhe gjeomagnetike për shkak të aktivitetit diellor më të lartë në dy dekada.
Starlink ka në pronësi 60 përqind të 7,500 satelitëve që sillen rreth orbitës së Tokës dhe është një lojtar dominues në internetin satelitor.
Vetë Musk përmes rrjetit social X tha se satelitët e Starlink ishin nën presion të lartë për shkak të stuhia gjeomagnetike por nuk kishin pësuar dëme deri më tani.
Autoritetet Amerikane thanë se është stuhia më e madhe që prej Tetorit 2003 dhe rrezikon të pengojë funksionalitetin e sistemeve të navigimit, rrjetit të energjisë, dhe navigimit satelitor.
Mijëra satelitë të Starlink sillen në orbitën e ulët të Tokës dhe ndajnë të dhëna mes tyre me shpejtësinë e dritës duke bërë që rrjeti të ofrojë mbulim me internet në mbarë botën./PCWorld Albanian/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/tarlin-magentike.jpg): failed to open stream: No such file or directory