Inteligjenca britanike: Ka rënë shkalla e vrasjeve së rusëve në Ukrainë
Inteligjenca e Britanisë së Madhe tha se ka rënë shkalla e numrit të vrasjeve së trupave ruse për 30 për qind gjatë prillit.
Në raportin e publikuar të martën, Inteligjenca tha se shkalla e vrasjeve mund të ketë rënë për shkak të përfundimit së ofensivës së dimrit në tokat ukrainase, derisa përmendi vrasjet gjatë periudhës janar-mars.
“Gjatë prillit 2023, shkalla mesatare ditore e viktimave në Rusi ka ngjarë të ketë rënë për rreth 30 për qind. Kjo pason shifrat jashtëzakonisht të mëdha të vrasjeve së rusëve gjatë periudhës janar-mars 2023. Shifrat e publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës sugjerojnë një reduktim nga një mesatare prej 776 viktimash rusë në mars, në një mesatare prej 568 gjatë prillit. Inteligjenca nuk mundi ta verifikojë metodologjinë e saktë të Ukrainës për llogaritjet”, u tha në raportin e Britanisë.
Humbjet e Rusisë janë ulur pasi përfundoi ofensiva e tyre, derisa po pritet që ushtria e Ukrainës të nisë një ofensivë masive.
Në statistikat e Ukrainës thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 660 ushtarë rusë, gjersa 187.080 është numri total i viktimave që nga 24 shkurti i 2022-s.