Zvicër: Kamioni shtyp për vdekje 10 vjeçaren shqiptare nga Bujanoci, e ndjera varroset në vendlindje
Dhimbje e madhe ka kapluar familjen shqiptare Jahiji nga Derdingeni i Soloturnit. Familja ka humbur vajzën 10 vjeçe në një aksident trafiku. Qenan Jahiji (44) ka treguar për Blick për tragjedinë që ka ndodhur të premten e kaluar. Ai për herë të fundit e kishte parë vajzën e tij të madhe Majlinden të enjten mbrëma. Qenanin tregon për Blick se si e kishte përshëndetur për herë të fundit në dhomën e saj të fjetjes Majlinden. Ajo u përgjigj: "žFlej mirë, Babi".Ditën e nesërme babai i Majlindës shkon në punë herët. Në ora 15 ai është kthyer në shtëpi me gruan e tij, Shyreten (35) dhe vajzën tjetër, Eliza (6).
"Majlinda ka pasur deri në ora15 orë të edukatës fizike në shkollë. ", tregon babai.
Familja shqiptare nuk e di si ka ndodhur rasti: Majlinda do të duhej me biçikletën e saj në orën 15.10 nga vend parkim i Coopit të kalojë rrugën Steinmattstrasse. Në këtë moment vjen në rrugën kryesore një kamion duke e shkelur 10-vjecaren për vdekje.
Aksidentin e kishte shkaktuar një shofer zviceran 63-vjeçar. "Unë nuk mund të jem i zemëruar me të," thotë babai i Majlindës, Qenan Jahiji.
„Si një postier e di se diçka e tillë mund tu ndodhë të gjithëve, kur kamionët dhe fëmijët janë në lëvizje" Megjithatë, ai pyet: "Pse ai u kthye në këtë rrugë që të çon në një zonë me shpejtësi të kufizuar 30 km/h? „Ju lutem shoferë të dashur, të jeni të kujdesshëm në ato lagje! ", ka porositur i pikëlluar Jahiji
Si ka ndodhur aksidenti ende është e paqartë. Prokuroria ka inicuar procedurën penale për aksidentin. "Gjykimi nuk na e rikthen vajzën tone, e cila tri ditë më vonë do ta festonte ditëlindjen e saj të njëmbëdhjetë», thotë Jahiji.
Familja Jahiji ka varrosur vajzën e tyre në fshatin Verban të Bujanocit./albinfo/