Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshitit apo kapiteni shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, do të jenë në garë për trofeun e Europa League, përcjell Titulli.com.
Finalja e Europa League do të ketë brenda edhe pak Shqipëri. Njëri mes Granit Xhakës dhe Berat Gjimshitit do të ngrejë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin për klube në kontinentin e vjetër më 22 maj në Dublin.
Bajer Leverkusen dhe Atalanta shpërblyen parashikimet dhe tani janë vetëm një ndeshje larg triumfit historik.
Kampionët gjermanë kaluan Romën, pas një sfide plot emocione. Pas fitores 2-0 në “Olimpiko”, skuadra e Alonso rrezikoi shumë në fushën e saj.
Italianët iu afruan përmbysjes së madhe, falë dy 11-metërshave të kthyer në gola nga Paredes. Por, Leverkusen bëri atë që ka bërë shpesh herë në këtë sezon.
Autogoli i Mancini dhe rrjeta e Stanisiç në shtesë vulosën kualifikimin e “Aspirinave”, që hyjnë në histori me 49 ndeshje radhazi pa humbje në këtë sezon.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/haka-gjysmshiti.jpg): failed to open stream: No such file or directory