Vuçiq: Nuk lejoj ta bëjnë Kosovën të pavarur
“Nuk do t’i lejoj ta shkatërrojnë Serbinë, s’do t’i lejoj ta bëjnë Kosovën e pavarur, nuk do ta udhëheqin politikën e jashtme të Serbisë”, ka qenë deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një tubim në Pançevë të premten, duke iu referuar shteteve perëndimore për njohjen e zgjedhjeve lokale të veriut të Kosovës në prill.
Siç shkruan “Kossev”, Vuçiqi ka folur edhe për betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Ai ka kritikuar Perëndimin dhe QUINT-in për lejimin e zgjedhjeve të prillit në veri të Kosovës.
“Jam shumë i shqetësuar sepse kurrë nuk mund ta dini se çfarë provokimi i ri vjen nga Prishtina. Por e di një gjë, që çka do që bën Prishtina, Serbia do të fajësohet, sepse është fëmijë i tyre. Dhe Serbia është e vogël dhe e dobët ndaj të fortëve – ajo që mund të bëjmë dhe do ta bëjmë është ruajtja e shtetit”, ka thënë ai.
“Bëni çka të doni jashtë, por këtu nuk do të lejoj ta shkatërroni Serbinë dhe nuk do ta keni një Kosovë të pavarur siç ju doni. Duhet të zgjidhni të tjerë”, ka deklaruar Vuçiq.
Fjalimin Vuçiqi e ka mbajtur në kohën kur në Beograd po organizohen protesta masive kundër dhunës