Vuçiq mesazh perëndimit: Kosovën e shpërblyet, Serbinë e dënuat!
Rajoni dhe Politika

Vuçiq mesazh perëndimit: Kosovën e shpërblyet, Serbinë e dënuat!

25.Mar.2024 10:32
0

Ekziston mundësia që Serbia të largohet nga Këshilli i Evropës – ka thënë për mediat serbe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se pranimi i Kosovës në këtë organizatë, në fakt paraqet dëbimin e Serbisë.

Vuçiqi në Prokuplje, gjatë manifestimit të 25-vjetorit të sulmeve të NATO-s në Serbi, tha se Serbia kurrë nuk do të bëhet pjesë e Aleancës duke reaguar ndaj avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

“Sot pranuan Kosovën si anëtar shoqërues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ju faleminderit, vetëm ta dijmë se kurrë nuk do të bëhemi anëtare të NATO-s. Dhe, kur t`i pranoni në Këshillin e Evropës edhe për këtë do të kemi përgjigje. Kaq për gënjeshtrat tuaja dhe sanksionet ndaj Prishtinës. I shpërblyet me gjithçka, Serbinë e dënuat me shumëçka” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Ndryshe, autoritetet e Kosovës njoftuan se Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në këtë trup, nga ai vëzhgues në të asociuar.

Sipas tyre, vendimi do të zyrtarizohet përmes një votimi në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror, më 27 maj, në Sofje.

Ministri i Mbrojtjes I Kosovës, Ejup Maqedonci e ka konsideruar vendimin si hap të madh drejt sigurisë dhe prosperitetit të Kosovës dhe rajonit. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-srbbb.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rrëfimi i pilotes shqiptare që bombardoi Serbinë: Sapo u bë thirrja, isha e para që u paraqita
Kosova dhe Serbia “me dallime të mëdha” për dinarin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration