Vuçiq: Do të ketë lëshime ndaj Kosovës por do ta ruajmë atë si pjesë të Serbisë
Rajoni dhe Politika

Vuçiq: Do të ketë lëshime ndaj Kosovës por do ta ruajmë atë si pjesë të Serbisë

18.Dec.2023 09:47
0

“Na pret një periudhë e vështirë, do të duhet të flasim, të vazhdojmë rrugëtimin tonë evropian. Do të ketë negociata të vështira dhe lëshime jo të lehta edhe ndaj Prishtinës, por ne gjithmonë do ta mbrojmë Kosovën si pjesë e territorit të Serbisë”, është një nga mesazhet e para të Aleksandar Vuçiqit pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe deklarimit të fitores së listës së tij. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur mbrëmë para mediave, gati dy orë e gjysmë pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare dhe lokale që u mbajtën sot. 

Para anëtarëve të partisë së tij dhe kryetarit të enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë të vetëquajtur Republikë Serbe, Millorad Dodik, ai tha se në Beograd “pa dyshim, lista “Serbia nuk duhet të ndalet” fitoi më shumë vota edhe pse ata thanë se nuk do të ndodhë diçka e tillë”.

Lista “Serbia nuk duhet të ndalet” është lista e parë fituese në Beograd me 38.5 për qind, në vendin e dytë me 35 për qind është “Serbia kundër dhunës””, tha Vuçiq.

Vuçiq është i sigurt se kryetar i Beogradit do të jetë sërish Aleksandar Shapiqi. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-pobeda.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shapi Kamberi merr edhe një mandat deputeti në Kuvendin e Serbisë
Sa vota morën dy listat shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2023
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration