Vuçiq: Nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës do t'i kenë librat shqip
Lokale

Vuçiq: Nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës do t'i kenë librat shqip

31.Aug.2014 20:59
0
Nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të hënën do t'i kenë librat në gjuhën shqipe, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Kështu kanë vendosur përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtetin lokal dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

Ata kanë thënë se, në këtë mënyrë, duan t’u dërgojnë mesazh autoriteteve në Beograd, të cilat përsëri kanë shkelur premtimet e tyre se për nxënësit shqiptarë do të përgatiten me kohë tekstet për ato lëndë që mungojnë.

Megjithatë, siç raporton REL në gjuhën serbe, nga Ministra e Arsimit e Serbisë ka ardhur informacioni se ministri Srxhan Verbiq, ditën e parë të shkollës, nga ora 8 deri në 10, filloristëve, edhe serbë, edhe shqiptarë në Bujanoc, do t’iu ndajë libra falas./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/vuciq_1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rikthehen kolonat dhe pritjet e gjata në kufi me Serbinë
Arifi: Nxënës, urime viti i ri shkollor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration