Vrasja e një grua shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë
Rajoni dhe Politika

Vrasja e një grua shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

01.Dec.2022 08:37
0

Një grua shtatëzënë dyshohet se është vrarë më 30 nëntor në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, bënë të ditur autoritetet.

Autoritetet e rendit thanë se kanë pranuar informatën rreth orës 18:00 se në oborrin e QKUK-së gjendej një trup i pajetë.

Viktima besohet se ishte rreth moshës 35-vjeçare.

“Aktualisht, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ende nuk ka bërë të ditur nëse ka arrestuar persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo ishte vrasje mizore, “e papranueshme dhe e padurueshme”.

Sipas tij, dorasi ishte bashkëshorti i viktimës.

"Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën", shkroi Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se duhet t’i jepet fund “valës kriminale” dhe “femicidit” ndaj grave, teksa kërkoi drejtësi për viktimat e dhunës.

“Përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, tha se viktima që “do të duhej të mbrohej” u vra, bashkë me foshnjën e saj.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se për shkak të mosmarrëveshjeve, viktima ishte ndarë nga bashkëshorti, dhe kishte një urdhër të mbrojtjes nga gjykata.

“Rastet si ky na bëjnë të kuptojmë që pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë”, tha Haxhiu përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se krime si këto tregojnë se femicidi është “i përhapur në shoqërinë tonë”.

Kjo është gruaja e dytë që është vrarë në ditët e fundit në Kosovë, pasi më 25 nëntor u raportua se një burrë e kishte vrarë gruan e tij me sëpatë. Ngjarja kishte ndodhur po ashtu në Prishtinë.

 

Më 25 nëntor, në Kosovë ka nisur fushata “16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Baza Gjinore”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur në vitet e fundit.

Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri, ka thënë se për të dyshuarin për vrasjen e shtatzënës, ka disa raste të paraqitura në organet e hetuesisë për dhunë në familje.

“Ka pasur të raportuara disa raste të dhunës në familje, por detajet ende nuk i di”, ka theksuar Beqiri.

Gruaja shtatzënë e cila u vra të mërkurën mbrëma nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes, ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj. 

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë evidentuar 2.069 raste të dhunës në familje, me 2.101 viktima; në vitin 2021 janë evidentuar 2.456 raste me 2.486 viktima.

 

Kurse, gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë regjistruar 2.067 raste të dhunës në familje me 2.126 viktima./REL/

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rasja-pr.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kërcënime me vdekje për gazetarët serbë që shkruan për Kosovën e Ukrainën (video)
Escobar: Pa zgjidhje për Asociacionin do të ketë cikël të vazhdueshëm krize
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration