Vranjë: Vetëvritet duke kërcyer nga kati i katërt
Lokale

Vranjë: Vetëvritet duke kërcyer nga kati i katërt

08.Jul.2014 13:02
0
Zoran Aleksiq (52) nga Vranja ka kryer vetëvrasje duke kërcyer nga ndërtesa në qendër të Vranjës.

Aleksiq, pasditen e vonshme të ditës së hënë ka kërcyer nga kati i katërt nga ndërtesa në BID zonë, ndërsa mjekët e ndihmës së shpejtë kanë mundur vetëm të konfirmojnë vdekjen.

Zëdhënësi nga stacioni policor në Vranjë Dragan Stamenkoviq i ka thënë OK Radios se policia ka bërë vëzhgimin në vendngjarje dhe se këtu puna e policisë ka përfunduar, pasi nuk zbatohet asnjë procedurë tjetër me rastin e vetëvrasjes.

Për momentin askush nga fqinjët dhe miqtë nuk e dinë se cili do të kishte mund të jetë shkaku i kësaj vetëvrasje.

Përndryshe ky është rasti i dytë i vetëvrasjeve në komunë të Vranjës në tri ditët e fundit. Gjatë fundjavës Stamen Nikoliq (60) e ka qëlluar veten me pistoletë vetëm qindra metra nga shtëpia në të cilën jetonte./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/vetevrasje.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Burrin e kishte luftëtarë, tani jeton me dy fëmijë jetimë, pa shtëpi të veten (foto & video)
Organet komunale, publike dhe shtetërore në Luginë, nuk zbatojnë gjuhën shqipe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration