Von der Leyen në Beograd ia kërkon Vuçiqit njohjen de fakto të pavarësisë së Kosovës
Rajoni dhe Politika

Von der Leyen në Beograd ia kërkon Vuçiqit njohjen de fakto të pavarësisë së Kosovës

31.Oct.2023 17:57
0

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vazhduar vizitën në Beograd, ndërsa pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka ripërsëritur qëndrimin e saj dhe të KE-së se njohja de fakto e pavarësisë së Kosovës, nënkupton zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord në Ohër.

 

“Bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia, dhe ajo që shkon bashkë me themelimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që duhet të zbatohet nga Kosovë”, tha Von der Lelyen në një konferencë të përbashkët për medie me presidentin Vuçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për të sqaruar se çfarë do të thotë njohja “de fakto” e pavarësisë së Kosovës, të cilën ajo e përmendi një ditë më parë në Prishtinë, Von der Leyen tha se kjo do t'i hapte rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe, siç theksoi ajo, “është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”.

Presidenti Vuçiq, nga ana tjetër tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje e Serbisë. “Ne e dimë se cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t'i përmbushim ato”, tha Vuçiqi.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/eyen-vucic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Abazoviç përshëndetet me anëtarët e kabinetit: Faleminderit për gjërat e mëdha që kemi bërë për Malin e Zi
Euro digjitale hyn në fazën përgatitore, BQE i hap dritën jeshile “monedhës së të ardhmes”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration