Vlerësohet Serbia për arsimin e pakicave, fakulteti në Bujanoc dhe mungesa e librave për Luginë!
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë , Mladen Sharçeviq ka biseduar me drejtorin e zyrës së Komisariatit të Lartë të pakicave në Hagë Henrikom Viladsenom i cili ka vlerësuar bashkëpunimin e Serbisë me pakicat në fushën e arsimit.Vildasen përmendi shembullin e suksesit të bashkëpunimit në Fakultetin Ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc, ku zhvillohet mësimi në gjuhën serbe dhe ate shqipe, ka njoftuar ministria e arsimit, shkruan Titulli.com.
“Prioritetet do të bazohen në sigurimin e kualitetit në arsim për të gjithë nxënësit dhe aftësimin e kuadrit arsimorë. Do të punohet në shkallë më të lartë edhe në edukimin e dyfishtë që do të shtrihet në shkollimin e lartë”, ka thënë Mladen Sharçeviq ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë.
Pakica shqiptare në Serbi, vazhdon përpjekjet për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit shqiptar, mirëpo përfaqësuesit politik dhe institucional akoma nuk kanë arritur të zgjidhin problemet në fushën e arsimit./Titulli.com/