Vështrime
Vetëm mbulesa islame e drejtë ligjore në dorën e të padrejtëve
Për një ndalesë të dikurshme tejet të padrejtë, z. Thaçi tani mund të fitojë pikë politike me lejimin e bartjes së shamisë nëpër shkolla. Se a do të lejohet mbetet të shihet?
Shkruan: Iljasa Salihu
Megjithatë, po e marrim se mbulesën islame do ta lejojnë! Edhe përskaj kësaj mugullese, nuk duhet të përgjumosen pastaj muslimanët, ngase, ende kemi sfida me pamje të ministrave, drejtorëve e profesorëve, të cilët do t’i duan gjysmë lakuriqet në shkollë dhe sërish të pohojnë se kjo është e drejtë e tyre, ani pse profesorët e drejtorët, vrullshëm do t’i zgurdullojnë e t’i “kënaqin” sytë e tyre të pangopur me ligësira. Madje kjo edhe mund të jetë njëra prej arsyeve, se përse nuk duan vajza të mbuluara në shkollë!!!
Duhet të mos i lejojmë në qetësi ata që thonë se vajzat mund të jetë me sjellje të hijenave në shkollë, por sërish sjelljet e tyre të pandehen si të drejtë të veçanta të tyre; mund të jetë alkooliste e duhanthithëse, sërish kjo të jetë përzgjedhje e saj vetjake; mund të jetë prej atyre që djemtë e njomë e të “pjekur” t’i ketë futur në sherr për shkak të anakronizmit të orarit të takimeve, sërish ajo mbetet e pa prekur, ngase është e drejtë e saj të bëjë ç’t’i kujtohet ; mund ta ketë vetëm një meritë për sa i përket mësimeve, ajo është nota e dobët, por sërish ajo kalon vitin dhe të ndihet shumë e zgjuar.
Kësodore, vetëm disa vajza, deri më tani në Kosovën e sëmurë me grip të derrit një nuk mund ta bëjnë, ngase edhe përkundër dëshirës së tyre, ajo sërish nuk mund të vlerësohen si e drejtë e tyre. Ajo është bartja e shamisë në kokë, ruajtja e nderit dhe zbatimi i një urdhëri nga ana e Zotit të Plotfuqishëm.
Përbindëshat e ligjit dhe ata të udhëheqjes me shkollat publike, duan që vajzat tona të vijnë me kërthizë të zbuluar, me këmbë të lëmuar, me bel të holluar e të dukshëm, me buzë të skuqura jo prej turpit, me flokë të shprishura, me sjellje të zhubravitura, me çamçakëz në orë të mësimit, me pispillosje e me një mal prishjesh tjera morale dhe sërish ky vargan ndyrësirash të vlerësohet si e drejtë vetjake që nuk bie ndesh me asnjë parim ligjor, madje po prej njerëzve përgjegjës të institucioneve publike jepet kushtrim për mos ndërhyrje në sovranitetin e këtyre vajzave të cullakosura, ngase me këtë përzierje mund t’i shkelësh parimet mbi të cilët është ngritur koncepti i arsimit në Kosovë.
Ndaj, t’i radhiten kësi lloj argumentesh përgjegjësve të ministrisë, të cilët edhe nëse do ta miratojnë një gjë të tillë, të paktën t’i vret pak ndërgjegja e tyre e fjetur, ngase ka vite që disa vajza janë privuar prej shkollës vetëm për shkak "mos transparencës" së trupit të tyre kundrejt drejtorëve të paturpshëm, të cilët u treguan besnik ndaj ligjit aspak fisnik, vetëm kur qe në pyetje mbulesa e motrave tona!
Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!