Vendi anëtar i BE-së që po ndihmon Serbinë me armë ruse: “Tanket fluturues” në Beograd (video)
Rajoni dhe Politika

Vendi anëtar i BE-së që po ndihmon Serbinë me armë ruse: “Tanket fluturues” në Beograd (video)

24.Nov.2023 14:47
0

“Tanket fluturues” kanë mbërritur në Beograd. Bëhet fjalë për 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35, të cilët Serbia i ka marrë së fundmi nga Qipro, një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Raportohet se helikopterët e luftës, shumë të fuqishëm, janë transportuar pak ditë më parë përmes avionit më të madh të prodhuar në seri, Antonov AN-124, që u nis nga një bazë ushtarake në Qipro dhe u ul në bazën ushtarake serbe të Batajnicës.

Mediat raportojnë se Serbia ka blerë gjithashtu edhe katër helikopterë të tjerë të fuqishëm që ndodhen në Rostov të Rusisë, por dorëzimi i tyre është aktualisht i pamundur. Presidenti Aleksandër Vuçiç, duke folur për helikopterët Mi-35, ka thënë se ata “kanë një tingull ogurzi për armiqtë”.

Nuk është ende e qartë nëse Bashkimi Europian është në dijeni të këtij veprimi nga Qiproja dhe as qëndrimi i Brukselit për këtë zhvillim. Ekspertët ushtarakë theksojnë se “vendimi për shitjen e helikopterëve është marrë për shkak të pamundësisë për mirëmbajtje normale të tyre pas vendosjes së sanksioneve të BE-së për bashkëpunimin ushtarako-teknik me Rusinë në 2014”. Qiproja i kishte blerë “tanket fluturues” nga Moska në vitin 2001.

Prezantimi i tyre bëhet në të njëjtën kohë kur presidenti qipriot, Nikos Kristodulis, po zhvillon një vizitë në Serbi.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/anket-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gjokoviq me këngë të pushtimit të Kosovës në ndeshjen e Davis Cup, reagon eurodeputeti gjerman (video)
PD, partia e parë shqiptare në Luginë që bojkoton zgjedhjet parlamentare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration