Universiteti më i vjetër në botë u themelua nga një grua myslimane
Atraktive

Universiteti më i vjetër në botë u themelua nga një grua myslimane

08.May.2021 01:50
0

Për shekuj me radhë, njerëz të shumtë kanë shkuar në qytetin Fez të Marokut në kërkim të njohurive nga librat e ruajtura në bibliotekën antike të Al-Qarawiyyin, por sidomos në universitetin që gjendet krah bibliotekës, që është po ashtu më i vjetri në botë. Institucioni është vetëm 30 vjet më i ri se vetë qyteti Fez. Universiteti më i vjetër në botë, Al-Qarawiyyin, sipas Rekordeve Guiness, u hap në vitin 859 pas Krishtit.

Fillimisht u ndërtua një bibliotekë, mandej një xhami dhe universiteti, nën kujdesin e Fatima al-Fihri, e bija e një tregtari tunizian shumë të pasur, pas vdekjes së të cilit, të gjithë trashëgiminë e tij, Fatima vendosi ta përdorë në funksion të arsimit dhe kulturës. Kështu Fatima al-Fihri njihet zyrtarisht për themelimin e universitetit dhe bibliotekës më të vjetër në botë. Nga historianët, për jetën e saj dihet pak, data e lindjes dhe vdekjes po ashtu nuk dihet saktë, por dëshmohet fakti se ajo njihej edhe përtej Marokut, për bamirësitë dhe ndihmesën që u dha shumë studentëve, qoftë djem dhe vajza, për t’u arsimuar.

Universiteti i Al-Qarawyyin konsiderohet universiteti më i lashtë në botë që ende funksionon, duke paraprirë universitetet e para evropiane. Këtë faktojnë UNESCO dhe Rekordet Botërore Guinness, të cilët thonë se universiteti u themelua fillimisht si një xhami, por që mirëpriste nxënës për të mësuar shkrim e lexim. Në këtë kuptim, ajo i paraprin Universitetit të Bolonjës (themeluar në vitin 1088 Pas Krishtit), për më shumë se dy shekuj.

Të diplomuarit në këtë universitet kanë qenë të shumtë; si poetë, astronomë, mjekë, historianë nga e gjithë bota, si dhe një numër i madh personalitetesh, ndër to edhe Papa Silvester II. Ende dhe sot universiteti ruan mënyrat e tij tradicionale të mësimdhënies, duke i ulur studentët në një gjysmërrethi, të quajtur “halqa”, rreth mësuesit./a2cnn/

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/atima-al-fihri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Arkiva: Skenaret e përsëritur në Luginë, si ishte hequr flamuri kombëtar në Dobrosin?
Arrihet marrëveshja për qeverisjen komunale në Preshevë, APN mbetet në opozitë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration