U zhduk mes bjeshkëve të Sharrit, xhaxhai i kuksianit ngre dyshime: Na erdhi një telefonatë me prefiks të Ukrainës (video)
20 km nga fshati Borje i Kukësit, banorët shkojnë në Bjeshkët e Sharrit në Kosovë për të mbledhur boronica, aty ku shkelet mbi para sikurse thonë ata.
Mbledhja e boronicave ju siguron të ardhurat për jetesën, por këtë sezon fshati u trondit nga humbja e një djali të ri nëpër bjeshkë.
“Ky është rasti i parë që ndodh diçka e tillë. Kemi 20 vjet që mbledhim boronice dhe asgjë nuk na ka ndodhur. Lus Zotin që të jetë rasti i humbur”, deklaroi për Top Channel xhaxhai i djalit të zhdukur.
Në bjeshkët e Brodit dyshohet se Meladin Adili, djali 27-vjeçar nga Borja e Kukësit, ka humbur kontaktet me 6 shokët e tij mëngjesin e 3 shtatorit teksa kishte dalë për të mbledhur boronica.
Prej asaj dite edhe pse kërkimet kanë vijuar, djali as nuk është parë, as zëri nuk i është dëgjuar më.
I gjithë fshati prej një jave është në kërkim të Meladinit, teksa familjarët kërkojnë që përpjekjet e policisë së Kosovës me të Shqipërisë të thellohen në punën për gjetjen e djalit.
“Jemi përpjekur. Atë ditë që ka humbur djali në ora 8:30 kemi pasur një telefonatë në lidhje me të. Telefonata që ka ardhur kishte prefiksin e Ukrainës. Telefonata është e dyshimtë, por ka edhe njëfarë shprese se ai mund të jetë gjallë. Pra kemi dyshime mos është marrë nga dikush. Nuk e di…Kjo të saktësohet nga ka ardhur telefonata”, shprehet tutje xhaxhai i djalit.
Banorët thonë se moti në bjeshkë ndryshon çdo 15 minuta.
Moti është i paparashikueshëm dhe në këto kushte me këto reshje të dendura shiu kërkimi ka ndaluar.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ukesi-zhdukja.jpg): failed to open stream: No such file or directory