U organizua turniri i volejbollit për femra në shkollën e mesme në Bujanoc
Lugina

U organizua turniri i volejbollit për femra në shkollën e mesme në Bujanoc

07.Aug.2018 11:45
0
Në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc për herë të parë është organizuar turniri i volejbollit për femra në të cilin pjesmarrës ishin katër ekipe me grup mosha të ndryshme.

Drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu deklaroj se kjo shkollë i plotëson të gjitha kushtet për organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive pasi që shkolla e mesme “Sezai Surroi” është edhe shkolla e parë në gjuhë shqipe e cila posedon sallën e edukatës sportive, shkruan Titulli.com.

“Për herë të parë është organizuar një turnir në voleyboll për vajza, ku pjesmarrës kanë qenë katër ekipe nga katër vite. Finalja e turnirit është luajtur për nderë të ditës së shkollës ku ekipi finalist është shpërblyer edhe me një kupë. Ky turnir ishte një nga aktivitetet e shumta të cilat janë organizuar për nderë të ditës së shkollës përpos manifestimit të organizuar ku edhe pjesmarrës ishin gjenerata e parë e profesorëve.”

Si aktivitete tjera për nderë të 50 vjetorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” drejtori Zejni Fejzullahu tergoi se në bashkëpunim me profesorët e kësaj shkolle kanë bërë edhe organizimin e një ekspoziture me piktura dhe fotografi, aktivitet ky i organizuar nga profesorët Xhevdet Dulaj dhe Gëzim Selimi.

Për titulli.com drejtori i shkollës së mesme paralajmroi edhe aktivitete të tjera të cilat do të iniciohen nga kjo shkollë siç është ajo e botimit edhe të një numri të revistës shkollore “Zgjimi rinorë”, revistë kjo e cila do të përfshijë shumë tema të ndryshme. Ndër aktivitet tjera janë të parapara edhe organizimi i orëve shembullore nga profesorët Muharrem Goga dhe Muhamet Jashari./Titulli.com/

Lëvizja për Progres Demokratik në proces të zgjedhjes së kryetari të ri
PVD: Serbia pa gadishmëri politike ndaj Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration