Themelohet Kompania Inovative "Katrori" ne Bujanoc
Lugina

Themelohet Kompania Inovative "Katrori" ne Bujanoc

07.Aug.2018 11:45
0
Në prani të disa të ftuarve është bërë prezantimi i kompanisë Inovative "Katrori" e themeluar nga tre djem të rinj në Bujanoc.

‘Kjo erdhi si bashkim idesë duke sjellë një biznes interesant dhe inovativ në vendin tonë e cila është e para e llojit të tillë. Katrori ka investuar në kapitalin e saj një shumë nga subvencionimi i komunës së Bujanocit si dhe pjesa me e madhe nga investimi i vetë anëtareve apo themeluesve te saj”, vlerësuan themeluesit.

Katrori është kompani, e cila merret me krijimin dhe zhvillimin e programeve softverike, aplikacioneve mobile ne sistemin iOS dhe Android si dhe dizajnimin e uebfaqefe.

Kompania Katrori ka angazhuar disa studente te shkencave kompjuterike ne pune-praktike,ku përmes kurseve online nga shkolla te ndryshme te drejtuar nga eksperte te këtyre fushave, do te avancohen dhe të jenë gati për të zhvilluar projekte reale.

“Kompania Katrori do të ofrojë shërbime për bizneset lokale në Bujanoc, qyteteve tjera ne Serbi , Kosove, Maqedoni etj. Te gjitha këto biznese kane mundësinë që të na vizitojnë në zyre, e cila gjendet ne qendër të Bujanocit dhe të bisedojmë për sukseset e shërbimeve që prezantohen përmes softuerit apo aplikacioneve mobile”, tha mes tjerash  Gardian Memeti, njeri prej themeluesve te kompanisë.

Sipas tij pretendimet janë që përmes kompanisë të hyjnë edhe në tregun e jashtë-vendit, e cila mundëson edhe rritjen e kompanisë duke krijuar vende të reja të punës për të rinjtë e talentuar./Titulli.com/

LR-PDSH dorëzon listën e kandidatëve për këshilltarë: Jemi të pastër nga korrupsioni
Diskutim me bujqit në komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration