Thaçi dhe Haradinaj lobojnë për këmbim të territoreve me Serbinë
Lugina

Thaçi dhe Haradinaj lobojnë për këmbim të territoreve me Serbinë

07.Aug.2018 11:45
0
Gazeta Express ka mësuar se ideja për ndarje, ose ideja për këmbim të territoreve me Serbinë, është duke u përkrahur nga Serbia, Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

Klasa udhëheqëse në Kosovë, nën orkestrimin e Presidentit Hashim Thaçi, pasi dështoi ta zhbëjë Tribunalin Special, e ka filluar një aventure të re, po aq të rrezikshme, po ashtu të dyshimtë: ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë. Kuptohet, kjo ide fillimisht do të provohet të kontrabandohet në opinion si këmbim i territoreve.

Gazeta Express, përmes burimeve të saja të sigurta, ka mësuar se Thaçi dhe Haradinaj, ka mundësi që idenë e tyre, e cila ide është më shumë e Beogradit se sa e tyre, e kanë prezantuar edhe tash në SHBA, në takimet që zhvilluan me këshilltarët e Presidentit Donald Trump, por edhe me drejtorin e CIA.

"Për idenë e ndarjes së Kosovës së pari në SHBA kanë lobuar grekët, respektivisht Ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti", ka thënë një burim i mirëinformuar i Express në Washington.

Sipas këtij burimi, për këtë ide kanë qenë të informuar Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Trump, H.R. McMaster, dhe zëvendëspresidenti Mike Pence.

"Këtë ide e ka hedhur poshtë vitin e kaluar Mike Pence, në Samitin e Kartës Adriatikut që është mbajtur në Mal të Zi", ka treguar ky burim, duke treguar që gjithashtu kundër saj është edhe McMaster.

Në javët e fundit Gazeta Express ka biseduar për këtë temë me njerëz me ndikim, si në skenën politike shqiptare, ashtu edhe në qendrat kryesore botërore.

"Është shumë e rrezikshme si çështje edhe të mendohet. Kosova nuk përfiton asgjë prej saj. Rrezikon ta humbë veriun e vendit, kurse nuk mund të përfitojë asgjë", ka thënë një burim i huaj, sipas të cilit kjo temë i ka alarmuar miqtë kryesor të Kosovës.

"Kjo çështje po hapet për arsye personale. Dështuan me Tribunal, ose së paku kështu besojmë, e tash po provojnë të gjejnë një arsye tjetër. Kanë gjetur aleat në Serbi", tha burimi i Gazetës Express.

Në të njëjtën frymë, për të njëjtin skenar, është shprehur ditë më parë edhe Aleksander Vulin, Ministër i Mbrojtjes së Serbisë.

Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, "nuk është duke dhënë rezultate, andaj duhet të kërkohet një marrëveshje për ndarjen e Kosovës".

Sipas Vulinit, dialogu vetëm është duke e penguar anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, dhe kjo marrëveshja do të arrinte ta zgjidhte kontestin mes  serbëve dhe shqiptarëve.

Ndërkombëtarët besojnë që në këtë lojë është i involvuar edhe Kryeministri Edi Rama, duke shfrytëzuar kontaktet e tij direkte me Presidentin serb Vucic. Një gjë e tillë, një komunikim i tillë, direkt me Tiranën vazhdimisht ka qenë edhe pjesë e strategjisë serbe. Edhe gjatë kohës kur në Serbi ka qënë në pushtet Sllobodan Milloshevic ka ekzistuar ideja që për Kosovën të bisedohet vetëm me Shqipërinë - kuptohet për ta ndarë Kosovën.

Një burim ndërkombëtar i ka thënë Gazetës Express se këtë temë, për interesa të tyre, po e shtyjnë shumë edhe pala greke. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka biseduar në Shtëpi të Bardhë me zyrtar të administratës Trump për një ide të tillë.

"Grekët dëshirojnë të përfitojnë në Maqedoni, nga ndonjë ndarje eventuale", tha ky burim, duke shtuar që edhe Rusia është e interesuar për një zhvillim dramatik në Ballkan, duke marrë parasysh humbjen që e kishin pësuar në fund të shekullit të kaluar, kur për shkak të problemeve brenda shtetit të tyre kishin ngelur pa ndonjë përfitim nga zhvillimet në Ballkan.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/thaci-haradinaj-2175.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Komuna e Bujanocit investoi afro 4 milion dinarë në infrastrukturën e Bilaçit
Rinia e partisë së Erdoanit të Turqisë takojnë Kamberin në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration