Të festosh duke protestuar!!!
Festa e madhe e shqiptarëve, 28 Nëntori mbetet simbol i krenarisë dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo datë nuk përkon vetëm me Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912. Kjo datë na paraqitet edhe më herët, kur më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Kalanë e Krujës.
Shkruan: Fidan N. Shaqiri
Më 28 nëntor të 1955 në fshatin Prekaz të Drenicës, lindi Adem Jashari, njeriu që i doli ballë çlirimit të Kosovës. Poashtu edhe më 28 nëntor 1997 bëhet paraqitja e parë publike e UÇK-së. Ndërsa më 28 nëntor të vitit 1998, përmes referendumit mbarëpopullor, në Republikën e Shqipërisë, u adoptua Kushtetuta e saj, e cila në preambulën e vet, në mënyrë eksplicite thekson: “aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Dhe më 28 nëntor 2012, shqiptarët festuan me parullën “NJË SHEKULL SHTET”. Kurse sot, shqiptarët e Luginës së Preshevës në vend që të festojnë me krenari 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ata duhet të protestojnë. Tani që kemi dy shtete me shumicë etnike shqiptare, dhe një pozicion megjithatë të lakmueshëm të shqiptarëve të Maqedonisë, duhet që shqiptarët e Luginës të arrijnë të njejtin tretman. Edhe pse Serbia deri sot nuk ka bërë aspak sa i përket angazhimit të saj për pakicën shqiptare në Luginë. Madje madje, ajo ka predispozita që t’ua mohojë edhe të drejtat më elementare, siç ishte rasti i lapidarit të UÇPMB-së, konfiskimi i librave shqip, dhe tentativat e përditshme për t’ia ndërruar edhe simbolin flamurit kombëtar, shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Serbia e ka parasysh se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e përkrahin ndryshimin e simbolit kombëtar shqiptar, prandaj ajo dëshiron të imponojë simbolet që nuk janë në përputhje me interesat kombëtare dhe traditën kombëtare shqiptare. Atëherë kur ka qenë shumë më vështirë të kërkoje këtë të drejtë, sistemi komunist e pati lejuar. Nga viti 1968 deri në vitin 1990, simboli kombëtar është përdorur lirshëm dhe në mënyrë institucionale në tërë territorin e Jugosllavisë së atëhershme Republika e Serbise ka marreveshje bilaterale per pakicat me shtetin e Kroacise, Maqedonise, Hungarise dhe Rumanise! Përndryshe sipas të gjitha hulumtimeve, shumica dërmuese e serbëve kanë armiqësi të madhe ndaj shqiptarëve. Prandaj nuk kemi një marrëveshje bilaterale në mes Serbisë dhe Shqipërisë (ose edhe Kosovës), për pakicat kombëtare të këtyre shteteve. Mirëpo, kjo nuk ia mundëson Serbisë, që të ushtrojë trysni të vazhdueshme ndaj shqiptarëve të Luginës, dhe t’ia ndalojë të mësojë shqip, të përdorë flamurin shqiptar, dhe të shprehet shqip. Neni 76 i Kushtetutës së Serbisë thot: “Pjesëtarëve të pakicave kombëtare do të jetë garantuar barazia para ligjit dhe mbrojtje të barabartë . Është e ndaluar ÇFARËDO diskriminimi në bazë të përkatësisë së pakicës kombëtare .” Mirëpo, në praktikë po na shfaqet thënia e Platonit “Shteti është institucion që reflekton strukturën e natyrës njerëzore”. Pra, kush udhëheq, të tilla janë ligjet në praktikë. Kështu, dhe në çfarëdo forme, shqiptarët definitivisht nuk mund ta duan flamurin e cilitdo shtet në botë, përveç atij me shqiponjën me dy krerë. Jo për patriotizëm, as edhe për asnjë moment shprehjeje nacionalizmi, por për një arsye: JANË SHQIPTARË. Edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm ka vlerësuar se shqiptarët e Luginës: “më shumë janë të drejtuar kah Kosova, Shqipëria e Maqedonia sesa nga Serbia”. Ndërsa më 11 mars 2013, Këshilltarët Shqiptarë të Kuvendve të tri komunave,Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë mbi shkeljen e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë, ia kanë dorëzuar zonjës Navvi Pillay, Komesare e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dokumentin “Masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës” (“Measures Required for the affirmation of the rights of Albanians in the Presevo Valley”) ku përshkruan diskriminimin e të Drejtave të Njeriut nga ana politikës serbe dhe mbi strategjinë e përfaqësuesve shqiptarë për përspektivën e tri komunave të populluara me shumicë shqiptare që shtrihen në jug të Serbisë. Dhe jo vetëm, sepse përfaqësuesit politik, fetar, shoqëritë civile, dhe pjesa akademike e trojeve të banuara me shqiptarë në Luginë të Preshevës, vazhdimisht kanë bërë përpjekje që diskriminimi është bërë në çdo fushë të jetës së këtyre qytetarëve. Shqiptarët, asnjëherë nuk kanë kërkuar më tepër se vetë natyrshmëria e këtij territori. Fuqitë e mëdha duhet ta shfaqin presionin ndaj atij që diskriminon, sepse shqiptarët e Luginës njëmend meritojnë të ndihen të barabartë me bashkëkombasit e tyre në Prishtinë dhe Tiranë. Serbia duhet ta huazojë këtë pjesë të ligjit që të jemi rehat për një periudhë: “Neni 59 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pragrafi 7 thotë: Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë që, në mënyrë individuale ose si komunitet të përdorin dhe të shfaqin simbolet e komunitetit, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare” Gjithmonë shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i binden përveç tjerash asaj që e thotë Hobsi: “Ligji i parë i natyrës, është që cdo njeri, duhet të kërkojë paqen, dhe ta ndjekë atë”copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/Protesta-Presheve-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory