Të çlirosh mendjen nga mendimet negative
Trupi dhe shëndeti

Të çlirosh mendjen nga mendimet negative

17.Jul.2021 07:31
0

Të gjithë kalojmë nëpër fazën e mendimeve negative, në të cilën as personat tejet optimistë nuk janë imunë. Megjithatë, për disa të menduarit e tillë mund të jetë destruktiv.

Strategjitë e mëposhtme do t’ju ndihmojnë t’i jepni fund gjendjes në të cilën mund të ndodheni në momente të caktuara.

Mos kërkoni fajtorë: Zgjedhja e ngjarjeve të së shkuarës dhe përpjekja për të hedhur fajin te vetja nuk është aspak produktive. Askush nuk është aty për të na kujtuar të vërtetën se gjërat së pari ndodhën dhe prej kësaj u shkaktuan të tjerat.
Mos u përpiqni të hyni në mendjen e tjetrit. Qetësojeni mendjen pa pasur nevojë të përjetoni mendimet e të tjerëve, sepse realisht nuk do t’iu çojë gjëkundi dhe do t’iu lodhë akoma më tepër.

Kini durim: Duke bërë durim gjërat ndonjëherë hyjnë vetë në rregullin e duhur dhe kjo është diçka që mund t’ia bëni dhuratë vetes.

Problemet më të mëdha të parat: Gjëja më e mirë që mund të bëni është të zgjidhni problemin më alarmant dhe më të madh në mënyrë që të lodheni sa më pak duke e menduar atë.

Zemërimi ju errëson sytë: Zemërimi është një ndjesi që jua errëson logjikën dhe për këtë arsye mënyra më e mirë për të zgjidhur një situatë është të lini t’ju kapërcejë zemërimi. Më pas, do të shihni më qartësisht gjithçka.

Mos u përpiqni të kuptoni plotësisht të tjerët: Mos rrezikoni duke e zhvendosur fokusin te të tjerët, por kthejini sytë nga personaliteti juaj.

Mendimet tuaja nuk janë fakte: 
Ne i përjetojmë emocionet tona me ankth, tension, frikë dhe stres. Por, këto emocione janë fizike dhe jo një shenjë e mendimeve të kulluara.

Si mund të përfitoni nga kjo?
Ju gjithnjë dilni nga një vështirësi falë personave të tjerë dhe më me eksperiencë. Për këtë arsye, mos u dekurajoni prej mendimeve dhe reagimeve të zakonshme. Shihini gjërat në lupën e përfitimit vetjak të personalitetit tuaj dhe nuk do të ndiheni shumë keq.

Nuk jeni magjistarë
Ky është mendimi që duhet t’i thoni vetes vazhdimisht. Ju jeni thjesht një person që përfshihet në zinxhirin e ngjarjeve dhe rastësive të jetës dhe veprimeve të të tjerëve.

Falni
Një thënie budiste thotë se nuk keni përse t’i jeni besnikë vuajtjes suaj. Në vend të kësaj ofroni faljen si një mënyrë ideale për të shëruar plagët e vjetra dhe për ta shpëtuar mendjen nga gjërat që mendohen dhe rimendohen.

Zhvendosni vëmendjen
Zhvendoseni vëmendjen nga një grindje e brendshme me veten në një fushë tjetër që do t’ju rezultojë më e dobishme dhe gjithashtu më e përshtatshme.

Agjencia Telegrafike Shqiptare

copy(/home/titulli/public_html/images/image/endimet-negative.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale, "po vret njerëzit"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration