Tërnoci nuk ia lëshon rrugën shtyllave të Kosovës e Shqipërisë (foto)
Shtyllat e vendosura në trase të paraparë për makina tashmë janë bërë fenomen në tërë rajonin tonë.
Kohëve të fundit për asfaltimin e shtyllave elektrike në mes të rrugëve është raportuar nga mediat në Kosovë e Shqipëri, ndërsa shtylla të tilla ka edhe në komunë të Bujanocit, e njërën nga to e kemi në fshatin më të madhe shqiptar në Luginë, në Tërnoc, raporton Titulli.
Kjo shtyllë ka vite që stoikisht qëndron në rrugë edhe pse nuk e ka vendin aty. Deri më sot nuk janë marrë masa për zhvendosjen e saj në trotuar, në të cilin ka hapësirë të mjaftueshme për një shtyllë elektrike./Titulli.com/