Të rinjtë e Bujanocit në Obrenovcin e vërshuar (Foto)
Një grup prej tetë personash nga Zyra për të Rinj nga Bujanoci po qëndron në një vizitë tre ditore në qytetin e Obrenovcit në kuadër të projektit "Ç'paketimi 2014" cili financohet nga Bashkimi Evropian.
Projekti në fjalë dhe vizita e vullnetarëve nga Bujanoci, e udhëhequr nga Vjollca Aliu, ka për qëllim prezantimin e kulturës nga Bujanoci dhe prezantimin e aktiviteteve të Zyrës për të Rinj nga ky qytet në Jug të Serbisë.
Ky prezantim është realizuar sot në hapësirat e Zyrës për të Rinj të qytetit të Obrenovcit të cilët janë edhe nikoqir të rinjve nga Bujanoci, transmeton Titulli.
Prezantimi është bërë në formën e fotografive dhe videove për të vazhduar pastaj edhe prezantimi i të rinjve për qytetin e Obrenovcit, sidomos për vullnetarizmin e të rinjve në vërshimet e fundit që mbuluan pothuajse të gjithë këtë rajon. /Titulli.com/