Studimi amerikan jep lajmin e madh per Koronavirusi
Trupi dhe shëndeti

Studimi amerikan jep lajmin e madh per Koronavirusi

26.Apr.2020 17:49
0

Një studim i papublikuar i studiuesve të Departamentit të Sigurisë së SHBA thotë se drita e diellit vr et qelizat e koronavirusit të mbetura në siperfaqe solide, por dokumenti ende nuk ka marrë aprovimin e ekspertëve.

Rezultatet treguan se radiacioni ultraviolet dëmton materialin gjentik të virusit dhe ndalon aftësinë e shumimit të tij në sipërfaqe, ndërsa nuk ka asnjë prove se rrezet ultraviolet mund të vr asin virusin në trupin e njeriut. Provat u prezantuan në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari i shkencës e teknologjisë Bill Bryan, i cili vetë nuk ka formim shkencor.

Shkencëtarët kanë refuzuar ndërkohë përdorimin e rrezeve të diellit (UV) si kurë për të sëmurët me koronavirus dhe u bënë thirrje publikut të mos ekspozojnë veten ndaj radiacionit që mund të shkaktojë kancer të lëkurës.

Një virolog tha se banjo e diellit nuk ndalon shumimin e patogjenëve brenda organeve të njeriut, pasi rrezet nuk depërtojnë aty.

Por ata pranonin se rrezet ultra-violet mund të përdoren nga spitalet për dekontaminimin e hapësirave. Studimi në fjalë u krye nga laboratori ushtarak amerikan në Frederick, Maryland.

Bryan tha se gjysmë-jeta e virusit ishte vetem 18 orë kur ekspozohej në temperatura prej 21-24C, në sipërfaqe pa pore dhe me lagështirë prej 20 përqind.

Jetëgjatësia përgjysmohej kur lagështira arrinte në 80 përqind. Kur në të shtoheshin dhe rrezet e diellit, jeta e virusit ishte vetëm dy minuta.

Kur virusi qëndronte në ajër, jeta e tij nën dritën e diellit ishte vetëm 1 minutë e gjysmë, sipas të dhënave.

Dokumenti nuk është publikuar për shqyrtim dhe kjo ndalon dhënien e vlerësimit për metodologjnë e matjeve.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration