Striptiz baret në Bujanoc pa leje pune
Lokale

Striptiz baret në Bujanoc pa leje pune

21.Dec.2014 14:17
0
Edhe pse nga njeriu i parë i Kuvendit, gjatë muajit korrik, u kërkua që të mbyllen striptiz baret në Bujanoc, ato edhe sot vazhdojnë funksionimin.

Në territorin e Komunës së Bujanocit vazhdojnë punën striptiz baret edhe pse të njëjtat nuk kanë leje për një veprimtari të tillë.

Portali informativ Titulli ka pasur qasje në dokumentin e zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Administrata Policore në Vranjë, në të cilën thuhet se nëntë striptiz bare, sa veprojnë në këtë komunë, asnjë nuk posedon leje përkatëse për këtë veprimtari.

“Në territorin e Komunës së Bujanocit, para së gjithash në qytetin e Bujanocit dhe në Tërnoc, veprimtarinë hoteliere në orët e mbrëmjes, në formë të klubeve të natës-bareve, e ushtrojnë gjithsejtë 9 objekte-kafiteri dhe asnjëri prej tyre nuk është regjistruar si bar striptizi”, thuhet në këtë dokument të MPB-së që ka arrit në Kuvendin Komunal të Bujanocit.

Në këtë raport matej theksohet se asnjëri nga “kafiteritë” nuk kanë leje për punë gjatë tërë natës, mirëpo ndodhë që në raste të caktuara të tejkalojnë orarin e punës.

“Për këto raste, gjashtë muajt e parë të këtij viti shërbimeve të inspektimit i janë dërguar 30 raporte në formë të shkruar me propozim që kundër pronarëve të tyre të ndërmerren masa të përgjegjësisë për kundërvajtje”, thuhet në raport.

Kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, gjatë muajit korrik kishte deklaruar se striptiz baret në këtë komunë duhet të mbyllen.

“Klubet e natës janë shkaktarë të dhunës mes të rinjve. Puna jonë është që si Kuvend me marrë vendim që të mbyllen të gjitha këto klubet e natës”, ishte shprehur Musliu.

Tani kur kanë kaluar pesë muaj nga mbajtja e mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri si dhe katër nga aksioni i policisë, në këtë komunë vazhdojnë edhe mëtej punën striptiz baret. /Titulli.com/

Arsimi të hënën në protestë, pezullohet mësimi
Arrestohet 18 vjeçari nga Presheva, po trafikonte 22 afganë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration