Stano: Marrëveshja për targa Kosovë-Serbi s’ka as afat as datë skadence
Marrëveshja për targat që u arrit në Bruksel më 23 nëntor të vitit të kaluar, sipas Zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, nuk ka as afat as datë skadence.
Ndryshe nga Stano, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe njëherit kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, kishte deklaruar në shkurt të këtij vitit se Marrëveshja për targat ka një afat kohor.
Sipas tij dakordimi i arritur mes palëve vlen deri në takimin e radhës të grupit special për normalizim, i cili duhet të mbahet më së voni në fund të marsit.
“Dy Elemente janë me rëndësi. E para dokumenti ka afat kohor, thotë deri në takimin e radhës të Grupit Special për Normalizim. Ne kemi pranuar këtë formulim, pasi paraprakisht kemi insistuar në marrjen e ftesës nga z. Lajçak për takimin e Grupit Special të Normalizimit për fund të marsit të vitit 2023”, kishte thënë Bislimi.
Ndryshe Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, kishte bërë të ditur se të enjten pas mesnate në Veri të vendit janë djegur tri vetura me targa RKS, pas dy veturave të djegura të mërkurën në mesnate, po ashtu me targa RKS, të cilat u përkasin qytetarëve me nacionalitet serb.
Djegia e 5 veturave brenda 2 ditëve ka shkaktuar reagime të shumta.
I fundit i cili reagoi për një akt të tillë, ishte shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomasz Szunyog, i cili ka dënuar ashpër djegien e veturave të serbëve të cilët kishin konvertuar targat e makinave të tyre në RKS sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Për incidentet në Veri ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se djegia e veturave të serbëve është një tregues serioz se Serbia po përgatit një skenar për pengimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri të Kosovë të cilët pritet të mbahen më 23 prill.
Lidhur me djegien e veturave në Veri ka reaguar edhe shefi i kabintetit të presidentes së Kosovë, Blerim Vela, i cili njëjtë sikur Haradinaj, ka konsideruar se incidentet kanë të bëjnë me zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.
“Mbrëmë janë djegur edhe tre makina të tjera vetëm se kishin targa RSK. Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për të prishur jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar Vela në rrjetin e tij social në Twitter.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/tano-targat-be.jpg): failed to open stream: No such file or directory