Stankoviq i drejtohet Musliut se referendumi dhe të "ashtuquajturit" veteranë të UÇPMB-së, retorikë e papranueshme për Beogradin
Lokale

Stankoviq i drejtohet Musliut se referendumi dhe të "ashtuquajturit" veteranë të UÇPMB-së, retorikë e papranueshme për Beogradin

08.Nov.2014 12:23
0

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë se kryetari i Kuvendit komunal në Bujanoc Jonuz Musliu mashtrohet nëse mendon se me qëndrimet e tij radikale mund të "kontriboj në integrimin e shqiptarëve dhe pëparaimin e popullatës në këto tre komuna".

"Përmendja e referendumit, të ashtuquajturve veteranëve të UçPMB-së, një terror të imagjinuar ndaj shqiptarëve janë retorikë e paparanueshme për dikë që duhet të jetë lidhje ndërmjet popullatës shqiptare ngakëto rajone dhe organeve shtetërore që duhet ti zgjidhin problemet ekzistuese" ka thënë Stankoviq.

Stankoviq ka thënë para së gjithash se Jonuz Musliu ende nuk është zgjedhur si kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

"Në përputhje me sjelljet e tij të deritanishme politike është edhe kjo deklarata etij dhe kjo nuk është asgjë e re. Risi është ajo që së shpejti ai mund të zgjidhet kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe duhet të jetë i vetëdijshëm se kjo ka të bëjë me rrespektimin e ligjit të këti vendi" ka thënë Stankoviq.

Sipas fjalëve të tij, zgjedhja si kryetar e Musliut do të thotë se ai bëhet pjesë e aparatit shtetërorë të Serbisë, pasi ndër të tjerash, KNSH financohet nga buxheti i qytetarëve të Serbisë, dhe ai që është në krye të saj e drejton atë në bazë të ligjeve për Këshillat Nacionale të pakicave.

"Po e përsëris me mijëra herë - Kushtetuta dhe ligjet e këti shteti duhet të rrespektohen, dhe Musliu mashtrohet nëse mendon se qëndrimet e tij mund ti sjellin integrimin e Shqiptarëve dhe përparimin e popullatës në tri komunat" ka thënë Stankoviq.

Bujanoc: Made in "Saba-Bellça"!
Baza "Jug" në Bujanoc qendër e stërvitjeve për rajonin, Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration