Sot ndihemi shqiptarë dhe jo kosovarë, preshevarë, ....!
Lugina

Sot ndihemi shqiptarë dhe jo kosovarë, preshevarë, ....!

07.Aug.2018 11:45
0
Sot shqiptarët e të gjitha trojeve festojnë me krenari 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit-Festën e Pavarësisë apo Ditëlindjen e kombit apo siç njihet tek populli edhe një ndër ditët më të ndritshme dhe më të mëdha të rilindjes sonë kombëtare.

Shkruan: Dionesa Ebibi-Bujanoc;

“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: “Shqipëria u lind nga Zoti, shpëtoi nga rastësia dhe vdiq nga politikanët”, thonte dikur Faik Konica. 

Për dallim prej ditëve tjera, sot shohim rrugët plot me flamuj kuq e zi, shohim të dëgjohen këngë të cilat për një vit të tërë nuk u degjuan, dhe mbajmë fjalimet më të mira të thurura me citate të Ismail Qemalit, Konicës, Nolit, Frashërit dhe atdhetarëve të tjerë, të cilët pos që u harruan, u mohuan  i’u ndalua edhe të varrosen në Shqipërinë Nënë! 

Nëse shprehim ndjenjën e krenarisë kombëtare për dallim nga ditët e tjera sot ndihemi shqiptarë dhe jo Kosovarë e Preshevarë....! 

Bujanoci e Presheva, për dallim prej viteve të tjera që festuan me protesta, për lejimin e përdorimit të simboleve kombëtare, këtë vit me gjasë mundë të feston me gjoba nga shtei i Serbisë ku para një viti është dënuar një Hoxhë me 300 euro gjobë, me arsyen se ka ngritur flamurin në Xhami. 

Kosova, feston ditëlindjen e Adem Jasharit, simbolit të qendresës, simbolit të Pavarësise së Kosovës, ku me lindjen e tij dhe Jasharëve, i falen Kosovës një diell.

Feston edhe Çamëria, zërin e të cilës u degjojmë vetëm në lajmet e satirizuara, feston Tetova, Gostivari, Struga, Dibra, Kumanova, Plava e Gucia, edhe pse me shumë halle po arrijnë që për një ditë të festojnë së bashku. 

Në Shqipëri pos që është një nga ditët më të rëndesishme kjo e sotshmja, është dhe dita më e gëzueshme, mund të festohet lirshëm, këndohet shqip kudo, të paktën  kujtohen gjithë ata që flijuan veten për këtë popull. 

Dhe pavarësisht të gjithave, si thuhet mjerimet dhe vuajtjet tona nuk mbaruan me shpalljen e Pavarësisë dhe fatmirësisht të gjithë së bashku dhe kudo që jemi , i gëzohemi njëjtë Ditës së Flamurit duke u bërë krenarë me historinë tonë, me flamurin tonë dhe gjithë ata që luftuan për ditën e stome.

Ky është flamuri ynë i  kuq me shqiponjë dy krenare në mes  dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë./Titulli.com/

Hoxha nga Presheva: Le ta vendosin në komunë një herë flamurin
Arifi: Vuçiç na dha 1,3 milion euro, unë po mësoj serbisht
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration