Solemnisht nisin punimet e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul (video)
Lugina

Solemnisht nisin punimet e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul (video)

07.Aug.2018 11:45
0
Kanë nisur të dielën punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë "“ Gjilan "“ Dheu i Bardhë. Autostrada do të jetë e gjatë 22.6 kilometra, me katër korsi, ndërsa kohëzgjatja e realizimit të këtij projekti është 30 muaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj autostrade, ka thënë se rreth 87 milionë euro të pjesës së parë të projektit janë të zotuara.

“Ajo që më bën të krenohem sot, është se po i dalim zot çdo pjese të atdheut dhe Prishtina, do të jetë e lidhur me Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Preshevën, Shkupin, Tiranën. Pra, gjithë infrastruktura e Kosovës do të jetë e përmbyllur. Deri më vitin 2023 asnjë qendër e Kosovës nuk do të jetë e palidhur me auto-rrugë”, ka thënë Haradinaj.

Kosova deri më tani e ka të përfunduar autostradën që e lidh Kosovën me Shqipërinë të quajtur "Ibrahim Rugova" dhe është në përfundim e sipër të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë.

Ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se autostrada do t’i ndihmojë zhvillimit të bizneseve të kësaj pjese, derisa u bë me dije se projekti do të zgjas rreth 30 muaj vlera e të cilit është 87 milionë euro.

“Si fillim Kosova u bë me Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ që lidhet me ‘Rrugën e Kombit’, tash po lidhet me Shkupin përmes autostradës ‘Arbën Xhaferi’ e më këtë autostradë po bëhet lidhja e Prishtinës me Kosovën Lindore”, ka thënë Lekaj.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri premtoi edhe rrugë të tjera si ajo prej Pllakës së Dëshmorëve në Vërmicë të Zhegovcit me Lipjanin.

Turniri mbarëkombëtar "TËRNOCI 2018" (agjenda e ndeshjeve)
Kryetari i Preshevës Arifi, pjesëmarrës në autoudhën Prishtinë-Gjilan-Konçul
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration