Sinani: Prodhuesit e Luginës të trajtohen si të Kosovës
Lugina

Sinani: Prodhuesit e Luginës të trajtohen si të Kosovës

07.Aug.2018 11:45
0
Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, mori pjesë aktive në "Javën e biznesit kosovar", të organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit të saj.

Në këtë forum të nivelit të lartë në shkallë republike, në të cilin ishin të pranishëm kryetari i AKB, Agim Shahini, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendëskryeministri njëherit edhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve strategjike, Dardan Gashi,  Ardita Sinani, ishte enkas e ftuar nga Lugina e Preshevës.

Në një fjalim të rastit, që pati Sinani, inkurajoi përfaqësuesit e bizneseve kosovare në projektin për konsumimin e prodhimeve vendore nga Lugina e Preshevës.

Ndër të tjera, ajo foli edhe për vështirësitë që hasin prodhuesit dhe ndërmarrësit e Luginës së Preshevës në plasimin e produkteve të tyre, sidomos në Kosovë, për shkak të politikave diskriminuese të shtetit serb.

“ I kërkova Kryeministrit të Republikës së Kosovës, anëtarëve të Qeverisë si dhe përfaqësuesëve të bizneseve nga Kosova, që edhe prodhuesit e ndërmarrësit e Luginës së Preshevës të trajtohen si prodhues vendorë të Kosovës, pikërisht për shkak të kësaj politike diskriminuese të Qeverisë serbe”, u shpreh Sinani.

Për shkak të gjendjes shumë të vështirë socio - ekonomike, gjithashtu, Sinani kërkoi që Republika e Kosovës të shqyrtojë seriozisht mundësinë e hapjes së ndonjë sektori prodhues në Komunën e Preshevës, për shkak se Qeveria serbe investitorët potencial të huaj po i destinon në qendrat e banuara me serb, e asnjëherë në Luginë të Preshevës./botasot/

Komuna e Bujanocit zvogëlon numrin e punëtorëve, vullnetar e disa të detyruar
Organizohet diskutim për të drejtat e grave në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration