
Shtyhet sërish seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike
Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.
“Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dështoi sërish pasi s'u hodh fare në votim.
Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, kërkoi marrëveshje politike për të dalë nga kriza.
Opozita nuk ka ndërruar mendje dhe e kundërshton votimin e kandidatës së saj, Albulena Haxhiu.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë të mërkurën në orën 15:00.
Kjo ishte përpjekja e katërt e deputetëve për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uvendi-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory