Shqiptarët nga Presheva tifozë të kombëtares kuqezi, dëshira edhe për Kosovën (video)
Lokale

Shqiptarët nga Presheva tifozë të kombëtares kuqezi, dëshira edhe për Kosovën (video)

07.Oct.2016 08:25
0
Për Kosovën, koefiçentët e basteve në Serbi ishin të larta, e kompanitë atje nuk besonin në një fitore të Kosovës. Ndeshjen e parë, në pikat serbe të basteve Kosova ishte hequr fare nga skedinat e ditës, duke mos i vendosur koefiçentë.

Tifozët e basteve dhe të futbollit mund të vendosnin baste, pro apo kundër Kosovës, në dy versione. Në njërin ku Kosova paraqitej në kllapa si Serbi (shënim: Kosovo (Serbia)) apo në tjetrin me nënshkrimin e skuadrës së të ashtuquajturës Republikë e Kosovës (TZV Rep. Kosovo).

Shqiptarët e jugut të Serbisë, në Preshevë, janë tifozë të kombëtares kuqezi. Por ka edhe të tillë që donin që Kosova të arrinte një fitore. Duke qenë neutralë, sportistët në Serbi nuk kanë pasur rastin të përfaqësojnë as Kosovën, as Shqipërinë e as Serbinë.

Klubi i Hajdukut ekziston prej 9 dekadash, e kushtet nuk kanë ndryshuar shumë.

“Me rregullimin e stadiumit do të vijnë të gjitha gjërat në vend. Më pas do të organizohen trajnime futbolli në Luginën e Preshevës, e mundësitë janë që edhe prej këtej të dalin lojtarë të mirë. Mundësitë janë më të mëdha sesa kur nuk ke infrastrukturë sportive”, tha Enver Sahiti, trajner i licencuar i UEFA-s.

Tifozët shqiptarë ishin bërë gati për të ndjekur ndeshjet, edhe njëherë një dashuri më shumë e largët, sesa një mundësi. Për ta nuk ishte e rëndësishme se ku, por donin të kishin të paktën një rast goli.

“Lugina e Preshevës ka shumë talente. Unë personalisht kam pasur talentë nëpër perfaqësueset e Serbisë dhe të Shqipërisë. Më vjen mirë që një lojtar i grupmoshës nën 15 vjeçare është pranuar në kombëtaren e Shqipërisë. Deri më tani kemi pasur një bashkëpunim të mirë me ekipet shqiptare dhe kombëtaren. Tashmë mendojmë se do të kemi një bashkëpunim edhe më të mirë me ekipet e Kosovës”, deklaroi Sherif Jonuzi, trajner nga Presheva.

Emocionet nga larg janë gjithmonë më të mëdha. Por shqiptarët e Serbisë shpresojnë se, një ditë do të tundin rrjetën edhe ata./Topchannel/

Doli nga shtypi libri i ri "Pikojnë fjalët" të shkrimtarit preshevar, Bilall Maliqi
Këshilli i Evropës ftesë për njësitë e vetqeverisjeve lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration