Shpenzimet e larta për Katarin (video)
Botërori që po zhvillohet në Katar është më i kushtueshmi i historisë. 220 miliardë Dollarë janë shpenzuar për organizimin e këtij turneu, pasi është ngritur nga e para 6 nga 8 stadiumet që do të luhen ndeshjet.
Një pjesë e madhe ka shkuar për infrastrukturën ndihmëse apo rrugë. Një investim kolosal për t’u kthyer në qendër të botës për rreth 1 muaj. Rusia 4 vite më parë vendosi në shërbim të aktivitetit 11.6 miliardë Dollarë, ndërsa më i kushtueshmi deri më sot ishte ai i mbajtur në Brazil në 2014.
Vendi amerikano-jugor shpenzoi 15 miliardë Dollarë për arenat e futbollit dhe infrastrukturën. Një buxhet të lartë për kohën pati kampionati i mbajtur në Japoni e Kore të Jugut, 7 miliardë Dollarë edhe pse u zhvillua 20 vite më parë.Tv Klan
copy(/home/titulli/public_html/images/image/IFA-World-Cup-2022-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory