Shitet 1,11 milionë euro një safir i rrallë i Kashmirit
Atraktive

Shitet 1,11 milionë euro një safir i rrallë i Kashmirit

11.Dec.2019 08:36
0

Një unazë me iniciale të vendosura në sipërfaqen e një safiri nga Kashmiri, me vlerë 18 karat u shit për 1,11 milionë euro, njoftoi Hoteli i Shitjeve të Monte Karlos, organizator i shitjes së bizhuterive, që mblodhi në total 2,5 milionë euro në dy ditë.

 Kryesisht e mbuluar me diamante, kjo unazë, e vlerësuar rreth 800000-1,2 milionë euro, i detyrohet vlerës së saj për cilësinë dhe veçantinë e gurit të çmuar, safiri i Kashmirit, shumë i kërkuar nga koleksionuesit.

E gjetur duke nisur nga vitet 1880 pas rrëshqitjes së dheut në malet Himalaje, safiri i Kashmirit dallohet nga ngjyra e ëmbël dhe e kadifenjtë, ndriçimi dhe butësia në të njëjtën kohë, një blu e qartë por e thellë, përmirësuar nga një nuancë e lehtë e purpurt. Minierat e saj nuk janë më aktive sot.

“Kjo bizhuteri, që u vu në shitje nga një familje princërore, ka parë tre blerës të përballen, i pari e ka vlerësuar me 900 000 euro ndërkohë që dy të tjerët nuk e kaluar pragun e një milionë eurove”, theksoi zëdhënësi i kësaj shtëpie shitjesh. Blerësi final kërkoi të mbetet anonim.

Kjo shitje mbetet gjithashtu larg rekordit botëror të arritur nga “Blue Belle of Asia”, një safir i Ceilonit, 392 karat vendosur në një gjerdan diamanti dhe që arriti shumën katastrofike prej 17,29 milionë dollarë tek shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë në 2014.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/uto_unaze1576049101.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Promovohet katalogu me emra dhe mbiemra shqip në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration